Aktualitet

Shahini zhbllokon procesin e titujve e gradave, rihapen doktoraturat

Shkruar nga Liberale
Shahini zhbllokon procesin e titujve e gradave, rihapen doktoraturat

Me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave, Ministria e Arsimit Sporteve dhe Rinisë ka hapur rrugën procesit të titujve dhe gradave në Shqipëri.

Pas pesë vitesh bllokim, vetëm këtë vit është hapur drita jeshile për studimet doktorale. Në aktin nënligjor të radhës, derivat i ligjit për arsimin e lartë, Këshilli i Ministrave ka miratuar kriteret për fitimin e gradës shkencore “doktor” si dhe standardet për titujt akademikë “Profesor i Asociuar” dhe “Profesor”. Me anë të kësaj VKM, studimet doktorate integrohen me kërkimin shkencor e po ashtu sjell një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si do të menaxhohen ato nga universitetet. Numri i udhëheqjeve do të jetë i kufizuar nga në 5 dhe 7 kandidatë maksimalisht, në tre doktorantë pavarësisht nëse udhëheqësi është i angazhuar me kohë të pjesshme në universitet.

Me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave,  Ministira e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë ka përcaktuar ana strukturore për ciklin e tretë të studimit në doktoraturë, i cili ka pasur disa ndryshime në krahasim me VKM e vitit 2018, duke e zgjeruar numrin e revistave shkencore për publikim si dhe duke ulur ndjeshëm numrin e udhëheqjeve në doktoraturë që mund të kenë profesorët në monitorimin e tyre përsa i përket këtij cikli të studimeve.

Kryetari i Komisioni tw Sigurisw sw Brendshme dhe Cilwsisw (KSBC) nw UET Dr. Fatri Morina shprehet se, është bërë zëvëndësimi  i publikimeve nga Tomson Reuters ku doktorantët ishin të detyruar më parë të botonin në revistat me faktor impakti vetëm në këtë kategori kurse tashmë ata munden të publikojnë edhe në Journal Ctitations Reports. “Sw pari, kjo kategori e publikimeve u jep studentëve të doktoraturës më shumë akses dhe fushë më të gjërë përsa i përket numrit të revistave ku mund të publikohen punimet shkencore me faktor impakti si një nga kriteret kryesore për një individë që do të diplomohet me gradën Doktor i Shkencave në Shqipëri. Nëse më parë ishte e përcaktuar vetëm Tomson eand Reuters cka ishte një kufizim jo vetëm në numrin e revesitave por edhe të fusha të ndryshme të kërkimit.

Së dyti, nga VKM e fundit në krahasim me atë të viti 2018 është bërë një ulje i numrit të udhëheqjeve që mund të kenë profesorët nga shtatë deri në pesë udhëheqje, është ndryshura me 3-2 të tilla. Me shikim të parë kjo është një përmisim pasi, e fokuson më shumë pedagogun udhëheqës i cili sipas ligjit duhet të jetë me gradën Profesor i asocuar ose Profesor në një numër më të vogël të studentëv që mund të ketë në të njëjtën kohë duke i dhën një monitorim më të fokusuar për udhëheqjet e doktoraturave, por nga ana tjetër mund të jetë edhe penguese, pasi duke marrë parasysh trendet botërore, kërkimtr dhe projektet shkencore tashmë janë duke u kryer në grup ku ka praktika në vendet europiane mund të gjenden grupe kërkimore me dhjetë anëtarë. Pra vendimi për të ulur numrin e udhëheqjeve për një profesor në doktoraturë i ka të dyja anët e medaljes, i cili mund të ketë impkat pozitiv nga njëra anë, por edhe negativ po ta mendosh duke iu referuar praktikave më të mira europiane” theksoi kryetari KSBC nw UET.

Ndërkohë sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 112 të vitit 2018 për disa fusha të kërkkimit në doktoraturë sic janë, fushat e arteve, sporteve apo studimet e doktoratëes që lidhen me çështjet e sigurisë ishte parashikuar që të dilte një vendim krejtësisht më vete duke i përjashtuar këto fusha studimi nga procesi normal i studimeve të doktoratës, në VKM e sapo dalë këto janë përfhsirë edhe këto fusha studimi duke i standardizuar të gjithë procesin e studime të ciklit të tretë pa patur nevojë për një vendim të dytë të Këshillimit të Ministrave. Sipas specilastëve të arsimit që merren me procesin e ciklit të tretë të studimeve doktoraturë ky vendim për t’i përfhsirë të gjitha kategoritë e fushave të studimt në një standard të vetëm duke mos krijuar kakofoni, por që procesi të jetë i njëjtë me kriteret bazë për cdo aspekt të studimit pavarësisht fushës që studenti doktorant kryen kërkimin e tij shkencor.

Po ashtu Vendimi i Këshillit të Ministarve i nxjerrë së fundmi i hap rrugë edhe procesit të dhënies së titujve dhe gradave për të gjitha universitetet qoftë publike apo private të cilat plotësojnë kriteret e të qënit universitet dhe që kanë të përfshirë detyrimisht edhe programin e ciklit të tretë doktoral. Që të kesh statusin Universitet përcaktohet nga disa element, siç është numri i fakulteteve, ofrimi i ciklit të tretë të studime në doktoraturë, si dhe kriteret e numrit të profesorëve që duhet të ketë një universitet i cili është i mirëpërcaktuar që në ligj.

Përsa i përket studime në master ekzekutiv i cili është cikël i tretë i studimeve nuk e përcakton, pasi ky Vendim i Këshillit të Ministrave është vetëm për tituj dhe gradat shkencor çka e përjashton këtë nivel të studimit. Por sipas specilaistëve pritet që të dalë së shpejti një vendim i dytë ku do të shprehet qartë edhe proceduar për këto programe studimi.

NDYSHIMET E BËRA R PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR FITIMIN E GRADËS SHKENCORE “DOKTOR” DHE TË STANDARDEVE SHTETËRORE PËR FITIMIN E TITUJVE AKADEMIKË “PROFESOR I ASOCIUAR” DHE “PROFESOR”, I NDRYSHUAR ME V.K.M NR. 808, DATË 11.12.2019

  1. Studimet e doktoratës zhvillohen në formën e grupeve kërkimore, që drejtohen nga personeli akademik, që ka titullin akademik “profesor i asociuar” ose “profesor”. Numri i doktorantëve në përbërje të secilit grup kërkimor, i cili përfshin të gjitha udhëheqjet që personeli akademik ndjek në të gjitha institucionet e arsimit të lartë ku ai është i angazhuar, është:
  2. jo më shumë se 3 (tre), në rastin e personelit akademik që mban titullin “profesor”;
  3. jo më shumë se 2 (dy), në rastin e personelit akademik që mban titullin “profesor i asociuar”;

 

  • Të ketë botuar, së paku, 3 (tre) artikuj shkencorë në revista shkencore, nga të cilët 1 (një) të jetë botuar ose pranuar për botim në revista shkencore të rankuara në Journal Citation Reports ose Scopus, ku është, së paku, autor i dytë”.
  • Ka botuar, së paku, 5 (pesë) artikuj shkencorë në revista shkencore brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara. Së paku, 2 (dy) prej artikujve të jenë botuar në revista ndërkombëtare me faktor impakti, të rankuara nga Journal Citation Reports dhe/ose Scopus. Kur këta artikuj janë në bashkautorësi, kandidati duhet të jetë autori i parë ose i dytë. Kandidati duhet të jetë autor i vetëm ose i parë në, të paktën, 2 (dy) artikuj shkencorë të paraqitur për fitimin e titullit;
  • Ka botuar, së paku, 7 (shtatë) artikuj shkencorë, të botuar në revista shkencore, brenda vendit ose ndërkombëtare të indeksuara. Së paku, 3 (tre) prej artikujve të jenë botuar në revista shkencore ndërkombëtare me faktor impakti, të rankuara nga Journal Citation Reports dhe/ose Scopus. Kur këta artikuj janë në bashkautorësi, kandidati duhet të jetë autor i parë ose i dytë. Kandidati duhet të jetë autor i parë në, të paktën, 4 (katër) artikuj shkencorë të paraqitur për fitimin e titullit. /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH