Aktualitet

Shahini- Ramës: Përfaqësimi gjinor në PS, jo i mjaftueshëm 

Shkruar nga Liberale
Shahini- Ramës: Përfaqësimi gjinor në PS, jo i

Edhe pse kishte paralajmëruar se do të largohej në fund të mandatit, ish-ministrja Besa Shahini ka surprizuar me largimin e saj pikërisht në ditën e parë të fillimit të shkollës. Shahini ka thënë se do të largohet nga posti dhe Shqipëria, duke shfaqur ambicie të tjera politike.

Gjatë takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e Kryeministrisë, ku ishte e pranishme edhe pasardhësja e saj në postin e Ministres së Arsimit, Shahini tha se do të angazhohet në një të majtë të vërtetë dhe jo propagandistike.

Pjesë nga diskutimi:

Shahini: Do të angazhohem me të majtën, për një të majtë të re, demokratike, jo propagandistike, jo demagogjike, një të majtë që ngërthen diskursin feminist përtej përfaqësimit.

Rama: E majta jonë pra…

Shahini: Përfaqësimi gjinor që keni realizuar ju është i domosdoshëm, por është hapi i parë por nuk mjafton…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH