Aktualitet

Shahini për abuzimin seksual në shkolla: Do dyfishohen psikologët

Shkruar nga Liberale
Shahini për abuzimin seksual në shkolla: Do dyfishohen psikologët

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një video-mesazhi ka folur për bullizmin, për dhunën në bazë gjinore dhe për abuzimin seksual, si në komunitet ashtu edhe në shkollë.

Shahini nënvizon se denoncimi është e vetmja mënyrë që të rriturit dhe institucionet të kenë mundësi të dënojnë këtë dhunë, dhe të parandalojnë që kjo dhunë të ndodhë në të ardhmen.

Në lidhje me këtë fenomen, Shahini shprehet se “shkolla duhet të shndërrohet në një hapësirë të sigurtë, ku nxënësi ndihet që mund të denoncojë dhunën që e ka përjetuar, apo të paraqesë çfarëdo shqetësimi që ai mund të ketë“.

Do të dyfishohet numri i psikologëve dhe punonjësve socialë përmes një riorganizimi të stafit arsimor që tashmë ka filluar. Ata do të trajnohen për çështjet gjinore dhe për çështje të ngacmimit dhe abuzimit seksual, në mënyrë që të adresojnë këto tema të ndjeshme sa më mirë që të jetë e mundur në shkollë”, thekson ajo në video-mesazh.

Ndër të tjera, Ministrja Shahini shprehet se “janë vendosur tashmë protokollet e veprimit të shpejtë, në mënyrë që sapo të bëhet një denoncim, të përjashtohen nga puna ata që janë denoncuar dhe të ndiqen penalisht. Kjo tashmë ka ndodhur për rastet që janë denoncuar dhe personat në fjalë janë duke vuajtur dënimet e merituara”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH