Aktualitet

Shahini mëson mësuesit: 3 ditët e para të mësojmë ndjesitë e nxënësve

Shkruar nga Liberale
Shahini mëson mësuesit: 3 ditët e para të mësojmë

Ministria e Arsimit ka njoftuar se është gati plani për zhvendosjen e nxënësve nga shkollat e dëmtuar drejt shkollave pritëse, për të filluar më pas normalisht mësimin.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka zhvilluar një takim me mësuesit e shkollës 9-vjeçare “Marqinet”, Vorë, e cila do të jetë edhe shkolla pritëse për nxënësit e shkollës “Ramazan Subashi”, e cila u dëmtua nga tërmeti.

Duke qenë se Shkolla e dëmtuar është afërsisht 5 km nga shkolla pritëse dhe për këtë Ministrja Shahini nënvizon se “Transporti i nxënësve është siguruar tashmë nga Zyra Vendore Arsimore Vorë dhe mësuesit do t’i shoqërojnë nxënësit nga Marikaj tek shkolla pritëse”.

Më tej Shahini iu tha mësuesve se rifillimi i mësimit duhet të bëhet me fleksibilitet dhe të fillohet me një informim për t’u mbrojtur dhe më pas për të marrë masa në rast emergjence.

“Tre ditët e para le ta nisim me fleksibilitet mësimin dhe të mësojmë ndjesitë e nxënësve, në mënyrë që ta kalojmë këtë gjendje emocionale që la pas tërmeti i 26 Nëntorit dhe pas-tërmetet që vijuan. Çdo shkollë tashmë ka një plan të qartë dhe të detajuar për mbrojtjen ndaj dukurive natyrore siç është tërmeti, si dhe për daljen emergjente të të gjithë nxënësve dhe mësuesve nga godinat e shkollave. Çdo kat ka një koordinator përgjegjës për daljen emergjente”, u shpreh ministrja./Gazeta Liberale

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH