Aktualitet

Shahini: Më 8 maj zgjidhen drejtuesit e rinj të Universiteteve

Shkruar nga Liberale
Shahini: Më 8 maj zgjidhen drejtuesit e rinj të Universiteteve

Më 8 maj të këtij viti do të zhvillohen zgjedhjet e reja për drejtuesit e Universiteteve publike. Në një deklarate për mediat, ministrja Besa Shahini është shprehur se fushata do të nis që me 9 prill.

"Më 8 Maj 2020. Këto janë zgjedhjet e dyta. Këto zgjedhje duhet të jenë të drejta dhe jo diskriminuese. Risia është se kam kërkuar, kandidatët për drejtues duhet të jenë me nivel të lartë akademik. Këshillat e etikës duhet të bëjnë kontrollin e marrjes së gradës shkencore, antiplagjiaturë etj. Elementi të jetë i përfshirë në rregullore. Kemi qasje në platformën e antiplagjiaturës edhe në gjuhën shqipe. Në përgatitje të procesit zgjedhor, ne do blejmë qasje më të gjerë që të aplikohet edhe tek studentët. Kjo të bëhet edhe tek pedagogët. Të sigurohet integriteti," u shpreh Besa Shahini.

Po kështu Shahini deklaroi se pas 5 vitesh bllokimi, do të rihapen programet e Doktoraturave dhe të Masterave ekzekutiv. Kriter për këtë është që studentët aplikues duhet të kenë bërë publikime në të paktën 3 intervista shkencore ku njëra prej tyre duhet të jetë e një rëndësie tepër të lartë në botën akademike.

"Cikli i tretë i studimeve, kemi mbyll themelimin e programeve të masterave dhe programeve të doktoraturës. Studentët do të atashohen në program . Qëllimi i ligjit të Arsimit të Lartë është që doktoranti ti kontribuojë shkencës. Studenti duhet të ketë tre artikuj në revista shkencore. Kandidati për doktoraturë duhet të publikojë në revista shkencore. Afatet për aplikimin e doktoraturës është 15 shkurti ndërsa për vitet e tjera duhet të jetë në shtatorin e vitit të përparëm. Aplikimi për 2021 duhet në brenda 15 shkurtit", ka thënë më pas Shahini./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH