Aktualitet

Shahini largohet nga detyra, ja kush e zëvendëson

               Publikuar në : 18:24 - 14/09/20 liberale

Ministria e Arsimit, Besa Shahini është larguar nga posti i saj. Lajmin e ka bërë të ditur sot në një takim me kryeministrin Rama, ndërkohë që kishte lajmëruar më herët se nuk do të ishte për një mandat të dytë.

“Njoftova që e kam të vështirë të vazhdoj një mandat tjetër larg familjes. Unë dua ta shoh Shqipërinë të ecë përpara”, tha zonja Shahini.

“Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”- tha midis të tjerash kryeministri Rama, duke shprehur keqardhjen për largimin.

Ndërkohë postin e Ministres së Arsimit do ta marrë Evis Kushi. “Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”– tha ajo.

Tags: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back