Krye

Shahini: Do rritet mesatarja për programet e mësuesisë në universitet

               Publikuar në : 08:46 - 12/02/20 liberale

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka njoftuar se për vitin akademik 2020-2021 do të ketë rritje të mesatares nga 7,5 në 8 në programet e mësuesisë për pranimet në universitete.

Për vitin e ardhshëm akademik 2020-2021, nota mesatare e pranimit në universitet për programet e mësuesisë do të jetë mbi 8 nga 7.5 që është këtë vit. Vendimin e njoftoi Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, e cila ndryshe nga ky vit ajo donte ta ndryshonte mesataren me të cilën tha se synohet përmirësimi i cilësisë së mësimdhënies.

Sipas saj, sot po i kushtohet një rëndësi e madhe jo vetëm degëve të vështira të cilat kërkojnë një mesatare të lartë sicc janë degët e inxhinierisë apo mjeksisë por edhe ato të cilat kanë një shkallë vështirësie të vogël por që luajnë një rol të rëndësishëm në shoqërine tonë. Ndër këto degë është edhe mësuesia e cila në fokusin e saj ka nxënësin dhe formimin e tij në mënyrën e duhur për të qenë jo vetëm një nxënës  më i mirë, jo vëtëm një qytetar më i denjë por edhe një profesionsitë më i qenësishëm i së ardhmes së tij.Është pikërisht roli i mësuesit ai i cili e përgatit këta nxënës që nesër do kthehet në studentë  dhe më vonë një profesionist.

Mësuesit përgatiten dhe punësohen nga shoqëria për të ndihmuar në realizimin e qëllimeve, objektivave dhe rezultateve që presin në përfundim nga zbatimi i programit. Mësuesi në procesin e ushtrimit të profesionit, është një punonjës i punësuar nga shoqëria, për ta bërë më të lehtë përgatitjen shoqërore, vetjake dhe intelektuale të atyre anëtarëve të shoqërise të cilët ndjekin shkollën.

Është vetë Ministria e Arsimit, ajo e cila na tregon me tepër se pse ndodhi ky ndryshim i cili mund të jetë ndikues për shumë nxënës të cilët e dëshirojnë degën e mësuesis por që mund të dështojnë në zgjedhjen e tyrë për shkak të kriterit të mesatares që është vendosor nga vetë ministria.

“Kemi një numër të mësuesve në sistem që nuk janë të nivelit që duhet të jetë një mësues. Problemi i mësuesve në sistem është se nuk ka një mekanizëm që ata pastaj të dalin nga sistemi. Vitin akademik 2018-2019 rritëm notën mesatare për pranim në programet e mësuesisë nga 6 në 7. Sivjet e çuam në 7.5 me idenë që vitin tjetër do ta çojmë në 8”, thekson Ministrja e Arsmit Sporteve dhe Rinisë Besa Shahini.

Ministrja njoftoi se janë forcuar gjithashtu edhe kriteret për punësimin e mësuesve në sistem.Ministria nuk i kushton rëndësi vetëm mesatares së gjimnazit për të fituar degën që studenti dëshiron dhe në këtë rast në degën e mësuesis.Ajo i  kushton rëndësi edhe mesatares së universitetit dhe njohjes të paktën të një gjuhe.Në këtë mënyrë vetë studentit pas përfundimit të cikleve bachelor dhe master i krijohen oportunitetet për të gjetur një vend pune në pozicioni që ai dëshiron.Në këtë rast, në pozicionin e mësuesis.

“Kemi vendosur dhe kriterin e notës mesatare të studimeve në universitet. Duhet ta kesh notëm më të lartë mesatare të studimeve në universitet, duhet të njohësh një gjuhë të huaj dhe ata që dalin në krye të listës marrin ofertën të parët për tu bërë mësues”, përfundon ministrja Shahini.

Për ekspertët e arsimit për ndryshimin e mesatares nga ana e ministres Shahini është i nxituar dhe duhet të shqyrtohet mirë, pasi do të penalizojë shumë maturantë. Për eksepertët, rritja e mesatares vit pas viti, pa ndonjë shpjegim dhe studim, tregon qartësisht rrugën qorre në të cilën e ka çuar arsimin kjo qeveri. I vetmi mekanizëm për ta për pranimet dhe cilësinë e tyre mbetet mesatarja, çka është sa qesharake aq edhe absurde. Duket fare qartë se nuk ka një strategji për cilësinë e arsimit të lartë dhe po aq qartë duket paaftësia për të ndërmarrë politika të mirëfilltat drejt rritjes së cilësisë së arsimit të lartë. /Gazeta Liberale

 

Tags: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back