Showbiz

Sfidat në aktrim, Luizi rrëfen momentin e sikletshëm me Oltën

Shkruar nga Liberale
Sfidat në aktrim, Luizi rrëfen momentin e sikletshëm me

Që pas përfundimit të ‘Big Brother VIP’, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari u përfolën se do të realizonin një film së bashku, ku do të ishin aktorët kryesorë.

“Në kuadër të dashurisë” është filmi i cili po pritet me padurim nga publiku që të dalë në tetor të këtij viti.

Një komendi romantike, ku dy emrat më të përfolur gjatë edicionit të dytë të BBVIP, luajnë rolin e burrit dhe të gruas. E së fundmi Luizi ka zbuluar për ‘TAR’ se emri i tij në film është Besi, si dhe ka rrëfyer disa momente të sikletshme që iu është dashur të kalojë gjatë xhirimeve të filmit, siç është skena e puthjes të cilën ata e kanë përsëritur 7 herë.

“Personazhi në film ka të bëjë me një pjesë të jetës sime shumë të rëndësishme që e kam përjetuar vetë. Ndoshta kjo është arsyeja që e kam gjetur veten në atë rol. Më pëlqen sepse shoh veten ku jam sot dhe rikthehem tek Besi që kam rolin në film. Skena më e vështirë ka qenë skena e puthjes, mund ta quaj puthja e djallit. Ishte një moment shumë i sikletshëm, aq më tepër që e kemi bërë 7 herë prova. Është goxha e vështirë të punosh me Oltën, ka shumë kërkesa për filmin. Nuk e kisha menduar kurrë që do të ishte në një rol si bashkëshortja ime. I vetmi moment i filmit që më pëlqen shumë shumë, është momenti kur thamë ‘do divorcohemi",  tregoi këngëtari.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH