Leteratura

Sfidat e një konkursi

               Publikuar në : 11:26 - 06/05/19 V Liberale

Loer Kume

Të përzgjidhesha në 10 finalistët e çmimit “Kadare” 2019 ishte në njëfarë mënyre habi dhe shpërblesë. Sepse, për brezin tim çmimet në Shqipëri janë kthyer prej kohësh në një farsë të madhe, ku cilësohen dy – tre emra në fillim dhe më pas dihet kush e fiton. Skema e përhershme me po ata emra të lakuar e të lashtë në juri ose në kandidim, që i kthejnë favoret njëri-tjetrit.

Ndaj u habita që u prish kjo tabu dhe u kënaqa që këmbëngulja ime prej “kokëshkëmbi”, do të thosha, për të marrë pjesë në konkurs për herë të dytë, dha një rezultat fillestar.

Më vjen mirë që kjo juri ndryshe e këtij viti ka optikën e gjerë për të parë ngjarje e forma letrare të reja e autorë të rinj. Shpresoj të vlerësohen tregimet e mia të “Amygdala Mandala”, që janë për nga mënyra e rrëfimit tematika e trajtuar, si miqësia, tradhtia, çmenduria, dashuria, së cilës nuk i duhet as memoria për të gjalluar e jetuar sërish, krijimi i entiteteve psikomitike dhe sidomos trajtimi i hapësirë-kohës, këto tregime janë emblematike të letërsisë që unë krijoj.

Kështu, të jesh në 10 finalistët është vlerësim, ndihem  i vlerësuar dhe shpresoj që vlerësimi të jetë vetëm në fillimin e tij./Gazeta Liberale

(Visited 2 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *