Aktualitet

Sezon i mbarë/ Pjeshkët e Lushnjës përfundojnë jashtë vendit, çmimi nga 50 lekë shkon në 120 lekë kilogrami

Shkruar nga Liberale
Sezon i mbarë/ Pjeshkët e Lushnjës përfundojnë

Ky vit po rezulton i mbarë për fermerët e pjeshkës në zonën e Lushnjës.

Prej 20 vitesh fermerët që merren me kultivimin e pjeshkës thonë se ky sezon edhe prej shirave po rezulton i frytshëm si në aspektin e prodhimit, por edhe atë të çmimit. Një kilogram pjeshkë po shitet me 120 lekë për eksport, nga 50 lekë që ishte një vit më parë.

Në Lushnjë, zona që kultivon pjeshkën është zona e Barbullinjës. Ndryshe nga zonat e tjera ku shumica e fermerëve kanë ndërtuar sera diellore, në këtë zonë fermerët e kanë parë më me leverdi kultivimin e këtij produkti, gjë që e tregon rritja e sipërfaqes ndër vite.

Kërkesa e lartë për eksport ka bërë që këtë sezon pjeshkët edhe në tregun vendas të shiten me një çmim tri herë më të lartë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH