Aktualitet

Sesioni i ri i Kuvendit/ Ruçi: Opozita parlamentare i shërbeu vendit

Shkruar nga Liberale
Sesioni i ri i Kuvendit/ Ruçi: Opozita parlamentare i shërbeu vendit

Këtë të hënë nisi sesioni i ri parlamentar. Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi renditi disa nga arritjet gjatë sesionit të kaluar, ku veçoi ringritjen e Gjykatës Kushtetuese dhe miratimin e reformës zgjedhore. Ai vlerësoi kontributin e opozitës parlamentare.

“Gjatë sesionit të kaluar realizuam 3 objektiva madhore, Gjykata Kushtetuese, reforma zgjedhore dhe marrjen e vendimit nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave. Deklarova në fillim të sesionit se me hir apo me pahir deklarova se Gjykata Kushtetuese do të ndërtohej. Dhe ja ku jemi sot, Gjykata Kushtetuese është funksionale dhe e aftë për vendimmarrje. Në emër të Kuvendit, i bëj thirrja të gjitha institucioneve të përfshira për plotësimin e Gjykatës së Lartë që përshpejtojnë ritmet. Përshëndes opozitën parlamentare për shërbimin që i bëri vendit. Kuvendi pranoi opozitën jashtë parlamentare që jo të sillej rrugëve, por të kontribuonte për institucionet. Respekti kushtetues i opozitës parlamentare u plotësua nga dora e zgjatur për opozitën jashtëparlamentare. Kuvendi i krijoi mundësi opozitës që kishte braktisur sistemin, që të bashkëpunonte për reformat, jo të sillej rrugëve por të ndihmonte në politikbërjen dhe interesin publik", tha Ruçi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH