Aktualitet

Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës/ Gjuajnë me shishe ndaj Konjufcës, Albin Kurti largohet në shtëpi pa mbaruar fjalimin

Shkruar nga Liberale
Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës/ Gjuajnë me shishe

Rinisja e seancës së Kuvendit pas rrahjes që ndodhi paradite, është shënuar me tensione të radhës, ku deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës po përpiqen që të bllojkojnë punën e Kuvendit si shenjë revolte ndaj mazhorancës.

Madje, ata po mbajnë dy pankarta të mëdha ku shihet fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me hundë të zgjatur që personifikon personazhin e “pinokut”, që simbolizon gënjeshtarin.

Ka pasur edhe fërkime dhe shtyrje në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Lëvizjes Vetëvendosje.

Insistimi i deputetëve opozitarë për ndërprerje të seancës bëri që ata të bllokojnë sërish foltoren e Kuvendit të Kosovës, por kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga mazhoranca, ku do të shqyrtohet Projektligji për produktet medicinale.

Pas fillimit të procedurave për shqyrtimin e Projektligjit, deputeti i PDK-së Ilmi Reçica ia ndërpreu fjalën deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi.

Më pas deputetët e PDK-së sollën edhe dy pankarta me fytyrat e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila me mbishkrimet “Zdravo” që do të thotë “përshëndetje” në serbisht.

Në këto kushte deputetët e pushtetit miratuan Projektligjin për produktet medicianale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH