Aktualitet

Sërish shifra të larta të infektuarish në vendin tonë

Shkruar nga Liberale
Sërish shifra të larta të infektuarish në vendin tonë

Prej disa ditësh, vazhdon të mbetet i lartë numri i të infektuarëve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 875 testime të kryera, janë konfirmuar pozitiv 161 raste të reja.

Ndërkohë janë shëruar 97 persona duke e rritur numrin e personave të shëruar në vend. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon:

54 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 13 raste në Korçë,

11 raste në Kukës, 10 raste në Durrës, Lezhë,

9 raste në Krujë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Kamëz,

nga 3 raste në Shkodër, Devoll, Kavajë, Vlorë, 2 raste në Gramsh,

nga 1 rast në Has, Lushnje, Pukë, Mirditë, Berat, Librazhd, Përmet, Malësi e Madhe, Shijak, Maliq.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH