Globi

Sërish rënie e shifrave të COVID në Kosovë, 206 raste të reja

Shkruar nga Liberale
Sërish rënie e shifrave të COVID në Kosovë, 206 raste

Gjashtë viktima dhe 206 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se në Prishtinë dhe Fushë Kosovë janë regjistruar nga dy viktima, ndërsa nga një në Mitrovicë dhe Prizren.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,281 mostrave. Kosova ka konfirmuar në total 53,982 raste me koronavirus dhe 1,383 viktima.

Të shëruar janë 46,648 pacientë, prej tyre 389 në 24-orëshin paraprak. Raste aktive në Kosovë aktualisht janë 5,951.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH