Aktualitet

Sërish në izolim? Mjeku: Nuk presim ulje drastike të rasteve, por...

Shkruar nga Liberale
Sërish në izolim? Mjeku: Nuk presim ulje drastike të rasteve,

Në një intervistë për "News 24", Shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi deklaroi se me rritjen e rasteve të infektimeve nga virusi, është shtuar dhe numri i testimeve.

Ai tha se nuk pritet që numri i të prekurve të ulet drastikisht, por në situatën që jemi nuk rrezikojmë të kthehemi në karantinë.

“Në këtë periudhë numri i testimeve është rritur. Për shkak se gjatë daljes nga karantina, pasi për shkak të rritjes së numrit të rasteve. Në këtë moment është gjurmimi i këtyre vatrave dhe izolimi i tyre. Testimi bëhet në bazë të gjurmimit epidemiologjik. Çdo njeri që ka një lidhje epidemologjike me një person të prekur nga koronavirusi, është i dyshuar.”, tha ai. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH