Globi

Sërish lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 në Greqi

Shkruar nga Liberale
Sërish lëkundje tërmeti me magnitudë 3.9 në Greqi

Sërish lëkundje tërmeti në Greqi. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter, në orën 04:38 të mëngjesit të së shtunës në Arkalochori, në Kretë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në perëndim-jugperëndim të Arkalochorit, me një thellësi 11.6 km.

Kujtojmë se Greqia prej disa ditësh është tronditur nga lëkundje tërmeti.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH