Aktualitet

Sërish 7 humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri

               Publikuar në : 17:14 - 22/09/21 liberale

Ministrisë së Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat në lidhje me koronavirusin në Shqipëri. Në  24 orët e fundit janë kryer 5544 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 820 qytetarë.

Aktualisht janë 12,483 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Po ashtu, nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 223
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 5544
Testime totale 1,166,440
Raste pozitive 165,096
Raste të shëruara 150,012
Raste Aktive 12,483
Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5501
Shkodër 1204
Durrës 1191
Fier 1108
Vlorë 713
Elbasan 642
Lezhë 562
Berat 472
Kukës 305
Korçë 302
Gjirokastër 259
Dibër 224

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back