Showbiz

Seriali që po thyen rekordet e shikueshmërisë në Netflix, rrëzon nga froni “Squid Game”

Shkruar nga Liberale

Netflix ka një tjetër mega hit në duart e tij, sipas numrave të raportuar nga Deadline. "Dahmer – Monster: The Jeffrey Dahmer Story" sapo përfundoi javën e dytë në shërbimin e transmetimit dhe tashmë është renditur së bashku me hitet e tjera si "Stranger Things" ndër dhjetë seritë më të mira në gjuhën angleze të Netflix, me afro 500 milionë orë të shikuara nga abonentët.

Seriali, nga krijuesi Ryan Murphy (Glee) tregon historinë e pabesueshme se si vrasësi serial famëkeq Jeffrey Dahmer, (i luajtur nga Evan Peters), arriti të vrasë dhe copëtojë 17 burra dhe djem në një periudhë trembëdhjetë vjeçare, pa u zbuluar apo kapur.

Seriali me dhjetë pjesë bëri debutimin e tij më 21 shtator dhe përmbajtja e tij me krim të vërtetë (tashmë një temë e njohur në Netflix) dhe performanca e vlerësuar nga kritikët i dhanë menjëherë bujë pozitive. Ai u rendit në dhjetëshen më të mirë në ditën e parë dhe deri në fund të javës së parë, kishte grumbulluar 196.2 milionë orë të shikuara. Këto ishin shifra rekord për serialin, të cilin vetëm "Stranger Things" dhe "Squid Game" kishin arritur t'i kalonin.

Para përfundimit të javës së dytë në Netflix, Dahmer shtoi edhe 299.84 milionë orë të tjera të shikuara.  Deri më tani, Dahmer është vlerësuar të jetë parë në mbi 56 milionë familje në më pak se dy javë./Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH