Aktualitet

Serbia liron tre policët e Kosovës

Shkruar nga Liberale
Serbia liron tre policët e Kosovës

Serbia ka liruar tre policët e Kosovës të rrëmbyer në territorin e Kosovës më 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi dolën sot para gjykatës në Kralevë, ka njoftuar sekretari në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, ka shkruar Haxholli në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH