Showbiz

Senatorja amerikane poston videon duke kërcyer ‘twerk’, shkakton reagime të forta

Shkruar nga Liberale

Senatorja amerikane Tiara Mack ka shkaktuar reagime të shumta pas postimit të një videoje ku bën kërcimin provokativ të njohur me emrin 'twerk'.

Përfaqësuesja demokrate e Rhode Island iu bashkua senatit amerikan në janar 2021 dhe është e para senatore afrikano-amerikane, e cila ka dalë haptazi si pjesëtare e komunitetit LGBT+.

Ditën e hënë, ajo postoi një video të saj në plazh e veshur me bikini teksa bënte një kërcim twerk, duke qëndruar me kokën poshtë.

Videos 8-sekondëshe i ishte bashkuar citimi ‘Votoni për Senatoren Mack!’ dhe gjatë 24 orëve të para ajo mori mbi 2 milionë shikime.

“Sa e turpshme që një person i tillë është zgjedhur si senator i një shteti. Çfarë lloj sjellje është kjo?” – shkruan një komentues në rrjete sociale.

Të tjerë kanë dalë pro Mack duke thënë se sjelljet e dikujt jashtë orarit të punës nuk tregojnë asgjë rreth karakterit apo aftësive të atij personi për sa kohë nuk cenojnë askënd.

Më vonë, Mack i është përgjigjur disa prej kritikëve të saj duke thënë se ajo ka një diplomë nga Ivy League dhe votuesit e saj e pëlqejnë atë pasi ajo është ‘argëtuese’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH