Aktualitet

Senatorët amerikanë vizitë në Tiranë, reagon Kim: SHBA nuk ka mik më të mirë se Shqipëria

Shkruar nga Liberale
Senatorët amerikanë vizitë në Tiranë, reagon Kim: SHBA

Në kuadër të një turi rajonal, senatorët e SHBA Chris Murphy dhe Gary Peters vizituan ditën e sotme Shqipërinë.

Ata zhvilluan takime me presidentin, Bajram Begaj dhe me kryeministrin Edi Rama e në këto takime ishin të shoqëruar nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Kim ka reaguar së fundmi në lidhje me këtë vizitë të senatorëve ku ka cituar Murphy, i cili më parë reagoi në Twitter duke shkruar se SHBA nuk ka mik të mirë në botë se Shqipëria, ndërsa vetë im shton së bashkëpunimi mes vendeve është më i rëndësishëm se kurrë.

“Është kënaqësi të kesh senatorë Chris Murphy dhe Gary Peters në Shqipëri për të forcuar marrëdhëniet amerikane me demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. Siç tha senatori Murphy, “SHBA nuk ka mik më të mirë në botë se Shqipëria”.

Si aleatë të NATO-s dhe anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, bashkëpunimi ynë për çështjet rajonale dhe globale nga mbështetja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, te refuzimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, te largimi i miqve afganë nga rreziku, te forcimi i mbrojtjes kundër sulmeve kibernetike, është më e rëndësishme se kurrë”, shkroi Kim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH