Aktualitet

Selami Xhepa: Biznesi, arrogant ndaj të rinjve shqiptarë

Shkruar nga Liberale
Selami Xhepa: Biznesi, arrogant ndaj të rinjve shqiptarë

Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, profesori i ekonomisë Selami Xhepa, mungesën e integrimit të të rinjve në tregun e punës në Shqipëri dhe aspiratën e tyre për t’u larguar nga vendi ia faturon arrogancës së biznesit dhe mungesës së programeve qeveritare për këtë grupmoshë.

“Kjo grupmoshë kërkon qasje dhe programe të veçanta për integrimin e tyre në tregun e punës. Në vitin e fundit të kenë mundësi ta kalojnë pranë kompanive apo institucioneve ku të marrin eksperiencë reale të subvecionuar nga shteti”- shprehet profesor Xhepa për gazetën “Si”.

Për të raliteti është pesimist dhe nuk ka asnjë përpjekje për të ndryshuar situatën.

Nga njëra anë thotë ai mungojnë programet shtetëtore për këtë kategori, nga ana tjetër biznesi ka një mentalitet dhe sjellje arrogante ndaj burimeve njerëzore, kryesisht të rinjve duke iu ofruar paga qesharake si në fasoneri.

“Kapitali njerëzor është ai që të shpie përpara biznesin me cilësi dhe nxit zhvillimin afatgjatë, jo makineritë. Nuk mund të investosh mijëra euro në makineri dhe të paguash të sapodiplomuarin me pagë minimale 26 mijë lek Jo vetëm që nuk e nxit, por e fyen dhe e detyron të insistojë për të gjetur të gjitha mundësitë që të largohet nga vendi që i thyen ëndrrat që pa nisur”,- shpjegon Xhepa.

Për profesor Xhepën në thelb të procesit është ndryshimi i menatlitetit të biznesit dhe sjelljes e qasjes së tij ndaj burimeve njerëzore.

“Duhet të mendohet seriozisht për të investuar në këtë kategori moshore burimesh njerëzore sepse është grupmosha që garanton zhvillimin e qënd rueshëm. Sjellja që ka biznesi shqiptar është capitalist primitivist që nuk e gjen në asnjë vend në Europë dhe rajon. Biznesi e trajton kapitalin njerëzor pa respekt dhe si skllav, por harron që biznesi nuk ecë përpara me fuqi punëtore të lirë nga Pakistani dhe Siria. Kjo është një zgjidhje afatshkurtër, jo me perspektivë”- thotë profesor Xhepa.

Sipas tij, shteti duhet të krijojë programe të dedikuara dhe të nxisë diskutime mes biznesit dhe universiteteve për këtë qëllim./Gazeta Si

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH