Aktualitet

Sekuestrohet një sasi kanabisi në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohet një sasi kanabisi në Tiranë, arrestohet

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, ndërsa janë sekuestruar 4 kg e 100 gramë kanabis.

Burime zyrtare bënë me dije se shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kthesa e Fushë-Prezës” kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin me drejtues shtetasin me inicialet A. S.

Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit A. S., 32 vjeç, banues në Kamzë, dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH