Aktualitet

Sekuestrohen pronat e grupit kriminal në Gjirin e Lalzit

               Publikuar në : 15:46 - 17/07/19 LP

Në kuadër të operacionit “BIZARK”, Policia ka sekuestruar pasurinë e një grupi të strukturuar kriminal. Nër pasuritë e sekustruar, janë llogari bankare prej 72 mijë eurosh, truall dhe ranishte në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Njoftimi i policisë

Finalizohet një tjetër operacion në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për sekuestrimin e aseteve dhe pasurisë që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor “BIZARK”.

Vendoset sekuestro preventive mbi llogari bankare, truall dhe ranishte në pronësi të pjesëtarëve të një grupi të strukturuar kriminal.

Njësia Hetimore pranë Task-Forcës Speciale Qendrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, zhvilloi fazën e dytë të operacionit policor “BIZARK”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim dhe “Grup i strukturuar kriminal”, faza e parë e të cilit është finalizuar në datën 24.06.2018.

Në këtë kuadër u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, duke vënë nën sekuestro preventive disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve shqiptarë me iniciale: A. M., A. V., A. D., Gj. C. dhe K. M.

Bazuar në Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, u vendosën nën sekuestro pasuritë:

– Shuma prej 72 000 € Eurosh në llogarinë e Shoqërisë me inicialet “TRC” sh.p.k, pranë një banke të nivelit të dytë;

– Ranishte me sipërfaqe 11 167 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Ranishte me sipërfaqe 140 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Toke Arë me sipërfaqe 873 m2 e ndodhur në fshatin Draç, Ishëm, në Gjirin e Lalzit, Durrës.

– Truall me sipërfaqe 404,5 m2 + godinë banimi 2 katëshe, sipërfaqe banimi kati përdhe 147,6 m2, sipërfaqe verandë + shkallë 10,9 m2 + sipërfaqe banimi kati i parë 158,5 m2, e ndodhur në Njësinë Bashkiake Nr.11 Tiranë.

Vazhdojnë veprimet procedurale në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për kalimin në administrim nga shteti të të gjitha këtyre pasurive.

Policia e Shtetit është e vendosur që nëpërmjet strukturave të specializuara të saj, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, të gjurmojë, evidentojë dhe sekuestrojë të gjitha pasuritë që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale./Gazeta Liberale

(Visited 303 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *