Aktualitet

Sekuestrohen mbi 38 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohen mbi 38 kg drogë në kufirin greko-shqiptar

Mbi 38 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar ku është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Sipas medieve fqinje, në bagazh dhe sediljet e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar nga policia greke 37 pako me 38 kg e 410 gram marijuanë.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë 2 persona, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH