Aktualitet

Sekuestrohen lëndë piroteknike, procedohen 2 pronarët e dyqaneve

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohen lëndë piroteknike, procedohen 2 pronarët e dyqaneve

Policia ka sekuestruar 7680 kapsolla në Bulqizë dhe ka proceduar penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

"Në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila", njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Sekuestrohen në Bulqizë 7680 kapsolla.

Procedohen penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollin e pandërprerë në të gjithë territorin, në subjekte të ndryshme, “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve”.

Si rezultat i kontrolleve, në Bulqizë, në dy dyqane janë gjetur dhe sekuestruar 7680 kapsolla dhe konkretisht:

Në dyqanin në pronësi të shtetasit A. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 120 pako, me 60 kapsolla secila dhe në dyqanin në pronësi të shtetasit K. K. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 pako me 60 kapsolla secila.

Për këta shtetas filloi procedimi penal dhe materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH