Aktualitet

Sekuestrohen 81 kg marijuanë në Igumencisë, arrestohet shoferi

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohen 81 kg marijuanë në Igumencisë, arrestohet shoferi

Sekuestrohen 81 kg marijuanë në Igumenicë të Greqisë. Mësohet se në kuadër të operacionit nga antidroga e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë, u vu në pranga një 52-vjeçar grek.

Mësohet se droga ishte fshehur në një furgon, në një vend të improvizuar enkas, brenda të cilit kishte 15 pako me 81 kg marijuanë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dhe 1250 euro dhe 1 celular.

Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenice, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogën e Selanikut dhe atë të Athinës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH