Aktualitet

Sekuestrohen 24 mijë euro në kufirin e Kapshticës, pranga 67-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Sekuestrohen 24 mijë euro në kufirin e Kapshticës, pranga

Policia Kufitare e Kapshticës në bashkëpunim me autoritetet doganore, kanë proceduar penalisht një shtetas dhe i sekuestruan 24.530 euro të padeklaruara.

“Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në fshatin Shegas, Lushnjë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.530 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj këtij shtetasi për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH