Aktualitet

Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë në Lezhë, policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
Sekuestrimi i 1.2 kg kokainë në Lezhë, policia jep detajet

Policia e Lezhës ka dhënë detaje, në lidhje me sekuestrimin e 1.2 kilogramë kokainë në një servis.

Bëhet me dije se policia kishte informacione se servisi në pronësi të Dodë Markvukaj, përdorej për tregtim narkotikësh dhe për këtë u ushtrua kontroll.

Gjatë kontrollit, brenda ndodhej vetëm Vera Preka, e cila kishte të përshtatur një dhomë si banesë pasi figuronte e ndarë nga bashkëshorti Dodë Markvukaj. Sasia e lëndës narkotike është gjetur në lavatriçe, e cila ishte në punë për të fshehur gjurmët, gjë e cila dyshohet se është realizuar nga e ndaluara Vera Preka.

Preka mendohet se kishte marrë sinjalizime për kontrollin e policisë dhe kishte futur kokainën në lavatriçe. Policia nuk ka gjetur në banesë të dyshuarin Dodë Markvukaj, edhe pse ai ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër penale, atë të kryer më herët.

Dyshimet e para janë se çifti i ish-bashkshortëve përdorte servisin për shpërndarje narkotikësh në sasi të vogla, ndaj dhe vijojnë hetimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH