Aktualitet

Sejamini: Zgjedhjet nuk anulohen, ta harrojë opozita

               Publikuar në : 22:00 - 13/05/21 liberale

Analistët në studion e Open thanë se me këtë mandat të tretë Rama është bërë më i fuqishëm se kurrë më parë, ndërsa opozita më e dobët seç ka qenë ndonjëherë.

Analisti Neritan Sejamini tha se nuk shanse që zgjedhjet të anulohen , dhe se opozita do të futet në parlament e dobët dhe e përçarë.

Sejamini në Open: Zgjedhjet nuk do anulohen ta harrojë opozita, sot Rama më i fortë se më parë , opozita më e dobët se më parë, ndërkohë që janë rrezuar disa mite, që nga mandati i dytë apo që Rama rrëzohet me fushatë negative.

Rama është një makineri politike që sheh për fitoren e radhës politike dhe punon për të, ndërsa opozita po lufton për kauza të humbura. Tani patjetër që zgjedhjet nuk do anulohem , opozitë PD, por të përçarë se kanë nisur krisjet. Sot Rama është më i fortë seç ka qenë, opozita më e dobët se ndonjëherë. Rama kontrollon komplet pushtetin.

Bollino: Rama ka dalë më i fortë , por kjo forca mund të jetë ndikues në 4 vitet e ardhshme, Rama ka folur për pajtim kombëtar, për bashkëpunim me opozitës, Rama ka si ambicie të lërë shenjë pozitive.

Rama është lojtar i fortë, do të lërë shenje për atë që ka bërë. Opozita është shumë e dobët sot.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back