Aktualitet

Seancë e posaçme sot në Kuvend/ Opozita dhe maxhoranca bëhen bashkë, rezolutë e përbashkët për Kosovën

Shkruar nga Liberale
Seancë e posaçme sot në Kuvend/ Opozita dhe maxhoranca

Në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet këtë të enjte një seancë e Posaçme, ku pritet miratimi i një projekt-rezolute, e cila dënon sulmin e 24 shtatorit nga grupet terroriste serbe në veri të Kosovës. Duket se këtë herë opozita dhe maxhoranca janë bërë bashkë, duke rënë dakord për një projekt-rezolutë të përbashkët.

Kjo rezoluta e përbashkët parashikon mbështetjen plotësisht të Rezolutës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, miratuar në seancën e tij plenare të datës 28 shtator 2023; hetimin ndërkombëtar dhe nxitjen për të vijuar dialogun me qëllim final njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.

Kujtojmë se më 24 shtator grupe terroriste serbe sulmuan Policinë e Kososvës, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, si dhe u plagoswn dy tw tjerë. Për vrasjen e policit pati reagime të shumta nga politika shqipatare dhe ndërkombëtarët, të cilët i dënuan dhe quajtën sulmet, akte terroriste.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH