Aktualitet

Së shpejti, Radio Televizioni Publik italian Rai do të ‘flasë’ shqip

Shkruar nga Liberale
Së shpejti, Radio Televizioni Publik italian Rai do të

Gjuha shqipe do të flitet së shpejti në Radio Televizionin Publik Italian Rai.

Lajmin e bëri të ditur Qendra e Studimeve dhe Botimeve për Arbëreshët, në faqen e saj online, sipas mediave italiane.

Ky vendim vjen pas miratimit të rezolutës nga Parlamenti Italian, përkatësisht nga Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Publik, e cila në mesin e disa gjuhëve të pakicave etnike në Itali ka përfshirë edhe atë shqipe.

Ky propozim u prezantua nga senatori i ‘Forza Italia’-s, Maurizio Gasparri, e cila garanton që për pesë vjet e ardhshme, Radio Televizioni Italian të ofrojë program për arbëreshët që gjinden në Kalabri, Basilicata, Puglia, Molise, Campania, Abruzzo e Sicili.

Kjo nismë e promovuar nga Fondacioni ‘Crucitti’, me president Demetrio Crucitti, ish-drejtor i selisë Rai në Kalabri, pati një rëndësi të veçantë, pasi në nivel kushtetues i kushtoi vëmendje pakicës gjuhësore arbëreshe falë iniciativës dhe pjesëmarrjes së nënkryetari i këtij Senati, Maurizio Gasparri. Komisioni parlamentar për menaxhimin dhe kontrollin e përgjithshëm të shërbimeve televizive ka paraqitur ndryshimin e Skemës së Kontratës së Shërbimit ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Radio Televizionit Publik Italian Rai për vitet 2023-2028.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH