Arte

Së shpejti një film i animuar 3D i titulluar “Skanderbeg”, Flor Binaj tregon subjektin

Shkruar nga Liberale
Së shpejti një film i animuar 3D i titulluar “Skanderbeg”,

Emri i heroit kombëtar tashmë do të jetë një film i animuar 3D. Florjan Binaj, skenarist i këtij projekti, tregoi subjektin e filmit duke thënë se ka lidhje shumë të fortë me florën, faunën dhe mbrojtën e natyrës.

Më tej ai shtoi se në film historia është shqiptare, por problemi është botëror.

“Filmin menduam që ta quajmë "Skandërbeg" dhe superheroi të jetë në fuqitë e Skëndërbeut, të jenë të mëshiruar të dy fëmijë të cilët kanë një lidhje shumë të fortë me florën dhe faunën, e mbrojnë natyrën dhe janë dhe kërkimtarë përsa i përket gjërave të lashtësisë. Filmi fillon me rënien e një komete të vogël, e këta shkojnë atje për ta gjetur. E gjejnë e çojnë në shtëpi dhe ia tregojnë gjyshit. Më pas ai tregon se këtë gur e kemi të trashëguar që nga periudha e Skëndërbeut. Është totalisht një histori shqiptare por problemi është botëror, siç është shkatërrimi i lumenjve, i pyjeve dhe gjithçka që lidhet me qenien tonë si njerëz”- tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH