Showbiz

Së shpejti nis “Kepi i VIP-ave”, Pjesëmarrësit postojnë foto në aeroport pas përfundimit të xhirimeve

Shkruar nga Liberale

Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis “Kepi i VIP-ave”. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Në këtë sezon të “Kepi i Vip-ave” nuk mund të mungonin edhe disa ish-banorë të “BBV2”, të cilët tërhoqën gjithë vëmendjen e publikut për disa muaj dhe vazhdojnë akoma ta kenë. Tashmë u bënë disa ditë që pjesëmarrësit e “Kepi i VIP-ave” kanë xhiruar në Turqi dhe mesa duket kanë përfunduar dhe po kthehen në shtëpi. Këtë e kemi kuptuar me disa postime të personazheve që janë pjesë, të cilët janë postuar foto në aeroport.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH