Aktualitet

“S’e duroja kur më shante”/ Shqiptari tregon për vrasjen e gruas së tij në Greqi

Shkruar nga Liberale
“S’e duroja kur më shante”/ Shqiptari tregon për

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë disa ditë më parë, ku Festimi, 40-vjeçari shqiptar nga Elbasani mbyti për vdekje gruan. Ai ka shfaqur pendesën përpara një gjykate të vendit fqinj dhe ka treguar me detaje për krimin.

Autori u shpreh se ishte penduar për veprimin e tij dhe pretendoi se ka humbur kontrollin kur 36-vjeçarja Elona është përballur me të dhe sipas tij e ka sharë duke i thënë se do të merrte fëmijët dhe do të largohej.

“Nuk duroj që një grua të më shajë. Isha i inatosur kur ajo më ofendoi, e kapa prej fyti dhe e mbyta. U turbullova dhe e mbyta kur më shau nënën time”, mësohet se ka thënë ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH