Aktualitet

"S’do të bojkotojmë asgjë", Meta tregon mënyrën sesi do ta largojë Ramën

Shkruar nga Liberale
"S’do të bojkotojmë asgjë", Meta tregon

Kryetar i Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehet shprehet se duhet të fillojnë shpejt nga puna pasi vendi ka armik kryesor korrupsionin.

Në një konferencë për mediat, ai ka treguar edhe mënyrën që do të luftojë qeverinë.Meta ka thënë se Partia e Lirisë nuk do të bojkotojë zgjedhjet dhe asnjë seancë parlamentare.

Sipas tij, qeveria Rama do të iki me protesta dhe zgjedhje.

“Partia e Lirisë për aq kohë sa do të jem lider i saj, asnjë sekondë nuk do të bojkotojë asgjë gjë në këtë vend, as seanca parlamentare, aq me tepër të të shkojë mendja për të bojkotuar zgjedhjet. Të gjithë ata që kanë pyetur si do hiqet qeveria, do iki me zgjedhje dhe me protesta, si të dojë ose me protesta dhe me zgjedhje. Në demokraci kush ikenënga zgjedhjet është një dezertor”, u shpreh Meta.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH