Aktualitet

S’deklaron aktivitetet, KQZ rihap hetim për Bashkinë e Vorës

               Publikuar në : 09:17 - 13/04/21 liberale

Një muaj pasi urdhëroi Bashkinë e Vorës që të hap faqen zyrtare për të publikuar aktivitetet sipas detyrimeve të Kodit Zgjedhor, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi dje të rihapë hetimin për Bashkinë e Vorës. Ky vendim erdhi pas kallëzimit të bërë nga LSI-ja pranë KQZ-së pak ditë më parë.

“Sot (dje) Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të rihapë hetimin administrativ për shqyrtimin e denoncimit ndaj kryetarit të Bashkisë Vorë për moszbatimin e vendimit nr. 140 të KSHZ-së. Komisioneri vendosi t’i kërkohet informacion Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI) brenda datës 14.04.2021, ora 10:00 lidhur me pretendimet në shkesën e Bashkisë Vorë, të administruar sot nga KQZ”, njoftoi dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndërkohë, vetëm një muaj më parë, KQZ-ja pasi shqyrtoi kallëzimin e mëparshëm të LSI-së urdhëroi Bashkinë e Vorës që të plotësojë detyrimet e Kodit Zgjedhor.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back