Aktualitet

Sazan Guri përlotet në studio për qenin e tij: Pres ngushëllime për 40 ditë

Shkruar nga Liberale
Sazan Guri përlotet në studio për qenin e tij: Pres

Sazan Guri është i njohur si ambientalist, por edhe për dashurinë ndaj kafshëve. Së fundi ai ka folur për ndarjen nga jeta të qenit të tij Darki, të cilin e kishte prej 19 vjetësh dhe kishte krijuar një lidhje të fortë emocionale. I përlotur, ai tha se pret ngushëllime në banesë për 40 ditë për ndarjen nga jeta të qenit të tij.

“Unë pres ngushëllime 40 ditë, paradite dhe pasdite. Le të thonë çfarë të duan që ky profesor i madh pret ngushëllime për qenin. Unë kam qenë nga ata persona që me kollaro ushqeja qenin e rrugës. Nuk kishin çfarë të më thonin, çfarë të më bënin, por ishin gati të më shqyenin në pjesë. Por sot është ritur pjesa e madhe që i duan kafshët, pasi dashuria tek ata është dashuri në univers”, u shpreh Guri në emisionin“Goodmornings Albanians”.

Po ashtu, në një postim në rrjetet sociale, Sazan Guri e ka shpallur 19 marsin si ditë zie për familjen e tij.

"...u nda nga jeta njëri prej robërve të Zotit, i vetmi katërputrosh në gjirin tonë, Darki i ndjerë. Plot 19 vite më parë, ashtu i zi, leshator, i vogël, lozanjar hyri si pjestar te ne, fillimisht pak me telashe, se pjesa tjetër e shtëpisë mezi e pranoi Darkin e errët, ndaj dhe quhej Dark, dhe si fillim u la në ballkon, por ai ishte racë fisnike ‘Therier’ dhe donte të rrinte e të loste mes të tjerëve të familjes dhe shpejt iu fitoi zemrën të gjithëve, sepse të gjithë kuptuan që ai ndjente, loste, qeshte, qante! Po ku rrinte si i menduar, kjo të bëntë të hidhje poshtë çdo teori gjoja të Pavllovit të madh”, shkruante ndër të tjera ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH