Showbiz

Sara Hoxha zbulon stresin që po përjeton para premierës së filmit "Në Kuadër të Dashurisë"

Shkruar nga Liberale

Numërimi mbrapsht ka nisur për një ndër eventet më të rëndësishme dhe bëhet fjalë për perimierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku pritet që rreth 2100 persona do të mbushin sallën e Pallatit të Kongreseve dhe të ftuarit e veshur glamour do kenë mundësinë të pozojnë para një Glambot, një aparat fotografik me cilësi të lartë.

Ndërkohë që Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari kanë ndarë emocionet e tyre para premierës së filmit, një tjetër aktore që po përjeton stres është Sara Hoxha.

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Sara ka publikur një video teksa luan këmbën pa pushim, duke nënkuptuar kështu stresin e lartë që po përjeton.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH