Sekuestrohen 218 885 euro të padeklaruara në kufi dhe një sasi vere, e dyshuar e kontrabanduar.
Gjatë operacionit është vënë në pranga 50-vjeçari i cili nuk deklaroi shumën e parave në kufi dhe tentoi të fuste kontrabandë sasinë e verës, në vendin tonë.
Policia pas mbërritjes në vendin tonë përmes portit të Vlorës ndaloi për kontroll më të imtësishëm, një mjet kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin A. B.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 218 885 euro të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje”, tha policia. /Liberale.al/