Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu/ Çollaku përplasi dy automjete dhe një biçikletë

               Publikuar në : 21:38 - 04/10/21 liberale

Ardian Çollaku (Subashi) ishte një prej dy personave që iu bë atentat sot në mbrëmje në zonën e Bradasheshit në Elbasan.

50-vjeçari nuk rezulton një emër i panjohur për Policinë. Në vitin 2017, sapo ishte liruar nga burgu, Çollaku shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Dyshohet se Çollaku humbi kontrollin e automjetit duke përplasur dy makina tip “Golf” dhe një person që po udhëtonte me biçikletë. Ky i fundit përfundoi poshtë rrotave të “Range Rover”-it, duke ndërruar jetë. I ndjeri ishte Ardian Rika, 35 vjeç dhe punonte si marangoz.

Arrestimi i Ardian Subashi, 44 vjeç banues në Elbasan u bë pasi duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” me targa AA 404 PD, ka goditur dy mjete të parkuara duke i shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka aksidentuar me shtetasin A.R, 35 vjeç banues në Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë tre vite më parë.

Tags: ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back