Aktualitet

Sapo ishte kthyer nga shkolla, 13-vjeçarja përplaset dhe tërhiqet zvarrë nga një makinë

Shkruar nga Liberale
Sapo ishte kthyer nga shkolla, 13-vjeçarja përplaset dhe

Një aksident është regjistruar në Greqi pasi një makinë ka përplasur dhe ka tërhequr zvarrë një fëmijë 13-vjeçar.

Sipas raportimeve aksidenti ka ndodhur në momentin kur i mituri ka tentuar të kalojë rrugën, pasi më parë kishte zbritur nga autobusi i shkollës.

“Fëmija sapo ishte kthyer nga shkolla”, raportojnë mediat.

Ndërkohë i mituri është transportuar në spital për trajtim mjekësor teksa policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH