Aktualitet

Samiti për Mini-Shengenin, Kryemadhi ka gjashtë pyetje

Shkruar nga Liberale
Samiti për Mini-Shengenin, Kryemadhi ka gjashtë pyetje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar për takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet sot dhe nesër në Durrës, por ku Kosova nuk është pjesmarrëse.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se "Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas."

Kryemadhi ngre disa pyetje, ndërsa thotë se sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Të pranishëm në Samit e Tretë do të jenë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa Kosova e refuzoi ftesën.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?

2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?

3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?

4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?

5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?

6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH