Aktualitet

Samiti i Berlinit/ Nisin që sonte, rrugët dhe rrethrrotullimet që do tē bllokohen nē Tiranë

Shkruar nga Liberale
Samiti i Berlinit/ Nisin që sonte, rrugët dhe rrethrrotullimet që

Policia e Shtetit ka marrë masa të rrepta sigurie për samitin e Procesit të Berlinit qē do të mbahet nesër në Tiranë. Mësohet se rrugët kryesore do të qëndrojnë të mbyllura, si dhe shkollat e disa institucione të tjera.

Mësohet se para gjatë dhe pas samitit pritet të angazhohen 200 punonjës nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikes.

Për 24 orë nga ora 20.00 e të dielës deri në orën 20.00 të së hënës do të qëndrojnë të bllokuara akset rrugore që konsiderohen perimetër sigurie si bulevardi dëshmorët e kombit dhe Bajram Curri. Rruga “Papa Gjon Pali II”,  “Ismail Qemali”,  “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba”, “Fatmir Haxhiu”, “Lekë Dukagjini dhe “Ukraina e lirë”.

Nesër gjithashtu priten kufizime të pjesshme dhe në akse të tjera. Rruga që lidh aeroportin e Rinasit me ish sheshin shqiponja, pjesa e unazës deri tek rrethrrotullim I I AQUK-ut për të vazhduar me pallatin e brigadave rrethrrotullimin e qytetit student deri tek bulevardi bajram Curri. Kufizimet nisin nga ora 8.00 dheri në 12.00 dhe nga ora 15.30 deri në orën 20. 00.

Ndërkohë kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH