Politikë

Salianji: Rama do që t’i mbyllë gojën opozitës

Shkruar nga Liberale
Salianji: Rama do që t’i mbyllë gojën opozitës

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një dalje për mediat nuk i kurseu akuzat ndaj Komisionit të Vlerësimit të Etikës.

Sipas Salianjit kërkesa e PS për përjashtimin e deputetëve të PD-së nga dy seanca plenare erdhi nga 7 deputetë që nuk flasin kurrë në Kuvend dhe se mbledhja e zhvilluar sot në Komisionin e Etikës janë të pavlefshme.

Për etikë dua t’iu them se mbledhja është nul. Ju ftoj që të bëni një kërkesë të tjerët dhe bëni një tjetër kërkesë dhe më përjashtoni se unë mezi po pres të përjashtohem. Ju bëni mbledhje pas mbledhjeje, detyroni të flasin 7 deputetë që nuk flasin ndonjëherë kërkohet të përjashtohet sepse po flasin për çështjen e McGonigal.  Shqetësimi kryesor që duhet të kemi të gjithë si deputetë duhet të jetë që të flasë edhe për ju. Ç’është ky dhunim? Kur flitet një përfshirje kryesore të një afere, ju s’kërkoni llogari”, shprehet Salianji.

Salianji shton: Kërkojnë të ulet numri i deputetëve që japin argumente për të mbrojtur interesin publik. Edhe proceduralisht siç e keni ndjekur, edhe pse mbledhja u bë e mbyllur, kërkesa zyrtare duhet të shqyrtohet brenda 48 orëve. Është një proces nul. Në krye të listës që ka firmosur është deputeti i lidhur me bandat e Durrësit. Këta që kanë larguar 700 mijë njerëz nga vendi, nuk na tutin dot. Në 11 shkurt jemi me qytetarët në shesh për të protestuar, kundër megaskandalit McGonigal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH