Aktualitet

Salianji: Protestat duhen që paratë e oligarkëve t'i marrin qytetarët

Shkruar nga Liberale
Salianji: Protestat duhen që paratë e oligarkëve t'i marrin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha nga Korça se nuk ka një vendimmarrje për protesta dhe se partia ku ai bën pjesë mbështet çdo protestë të qytetareve që kanë patur shqetësime. Sipas Salianjit opozita nëpërmjet protestave përcjell zërin e tyre.

Salianji theksoi për mediat se përfaqësues të PD-së kanë dalë në terren për të takuar qytetarë, të cilët shprehin shqetësim për situatën që po kalon vendi.

Gjithashtu ai tha se protestat duhet të shërbejnë në mënyrë që paratë që janë te oligarkët të shpërndahen te qytetarët.

“Ne po takojmë qytetarë që shprehin shqetësimin e tyre qofte për paketat e ndihmës ato që reklamojnë varfërinë kur u çojnë, te cilat janë selektive si paketa dhe nuk jane te mjaftueshme per te kaluar 2 muaj izolimin dhe vlimi i qytetareve shqiptarë është ne pararoje. Une besoj qe kjo do te përkthehet shume shpejte ne vote kundër qeverise ne zgjedhjet qe do jene shume shpejt dhe protestat apo reagimet e sotme duhet te shërbejnë qe paratë qe janë te oligarkët te shpërndahen te qytetaret, ritheksoj qe ne momentet e fundit qeveria duhet te jete e përgjegjshme për te mos lëne qytetaret jo vetëm ne kushte qe nuk ja dalin dot për te mbijetuar. Ne dëgjojmë qytetaret per shqetësimet e tyre ndërsa per protestat ka nje vendimmarrje për protesta te organizuara nga opozita, por cdo proteste e organizuar nga qytetaret mbështetet nga ana jone ashtu siç ne këto moment nuk eshtë momenti per te shfokusuar vëmendjen per protesta politike, është momenti për te qene prane qytetareve, per te mbrojtur interesin publik dhe ekonomine e shqipetareve e cila do te jete shume e vështire te rikthehet nesër nese do te vazhdohet me kete lloj zhvatje nga 10 njerez. Këta 10 njerëz i kemi denoncuar me emra te gjitha, jane koncesionet qe paguhen sot partneritetet publike private dhe jane pa diskutim te gjithë tenderat qe merren vetëm nga nje grusht njerëzish. Ne Korçë i kemi denoncuar qe vetëm 2 emra marrin gjithë punët publike dhe po njësoj edhe ne Shqipëri çdo qark ka beun e vet.”, tha Salianj në një prononcim për mediat. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH