Përfaqësuesit e PD-së dhe banorë të Astirit po qëndrojnë prej më shumë se 1 orë para Drejtorisë së Policisë, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve pas protestës së sotme.
Për ish-deputetin Ervin Salianji, protesta e sotme nuk kishte asnjë shkelje ligjore. Sipas tij, policia shoqëroi ish-deputetin Klevis Balliu dhe banorët, për të treguar që po punon dhe po zbaton ndryshimet e reja në Kodin Penal.
“Kemi çuar përfaqësues ligjor dhe ka një grumbullim i cili nuk është i organizuar për momentin. Pa diskutim nuk ka asnjë shkelje ligjore dhe nuk mund të ketë një rregull të vjetër në një zonë që ka pothuajse një vit që proteston. Nuk ka ende një informacion të qartë nga policia pasi është në fazën sipas tyre të bërjes së procedurave dhe të marrjes së informacioneve nga operacionalja dhe nga policët që kanë pasur në terren janë shoqëruar disa persona për të treguar që po punojnë dhe për të treguar që ka një lloj terrori, gjasme në kuadër të ndryshimeve të reja në Kodin Penal të cilat janë në një parlament që nuk i ka 84 vota legjitime për të ndryshuar Kodin”, tha Salianji për Abc news./Gazeta Liberale