Aktualitet

Salianji nuk dorëzohet: Prova të reja për manipulimin e hetimeve

Shkruar nga Liberale
Salianji nuk dorëzohet: Prova të reja për manipulimin e hetimeve

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, duket se nuk ka ndërmend ta presë në qetësi verdiktin final të Gjykatës së Tiranës ndaj tij, i akuzuar për dosjen "Babale".

Në një postim në facebook, ai ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të paraqesë prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve për këtë çështje.

Salianji: Idealet ndihmojnë në përmirësimin e realitetit, shumë zgjedhin ti dorëzohen “fatit” apo realitetit të dhimbshëm, unë kam zgjedhur të luftoj.Të udhëtosh me shpresë është më mirë se të arrish diku si i dorëzuar apo i përdorur. Për shumë miq që më pyesin; gjatë javës fakte, grupfakte dhe prova të reja për manipulimin dhe devijimin e qëllimshëm të hetimeve.

Për ish- deputetin Ervin Salianji u kërkua 18 muaj burg, për Albert Veliun 3 vite e gjashtë muaj, Fredi Alizotin 3 vite, ndërsa për gazetarin Jetmir Olldashi 1 vit heqje liri.

Çështja “Babale” mbajti për thuajse 1 vit ndezur debatin politik në Shqipëri, duke e polarizuar situatën për shkak të pretendimit për favorizim nga ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj të vëllait të tij Agron Xhafaj, të dënuar në Itali me 7 vjet e 4 muaj burg.

Pas publikimit të audio-përgjimit, Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane në burg, ndërkohë prokuroria nisi një hetim sipas opozitës për të shpëtuar trafikantin e drogës dhe për të kërcënuar denoncuesit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH