Aktualitet

Salianji në Prokurorinë e Posaçme: Erdha për të dëshmuar për një çështje që i intereson SPAK

Shkruar nga Liberale
Salianji në Prokurorinë e Posaçme: Erdha për të

Deputeti i PD, Ervin Salianji është parë sot të hyjë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.

Salianji ka mbërritur në dyert e SPAK rreth orës 10:12 minuta, ku ka qëndruar për rreth 45 minuta.

Në përfundim, në një prononcim të shkurtër për mediat, Salianji nuk dha detaje mbi çështjen për të cilën shkoi sot në SPAK, duke theksuar se nuk mund të ndahet me publikun.

“Sa kam vajtur unë në dyert e gjykatave e prokurorive s’kanë ardhur gjithë politikanët e tranzicionit kam shkuar në SPAK për të dëshmuar për një cështje që i intereson SPAK, jo që ka lidhje me mua.”-u shpreh Salianji, duke theksuar se nuk është çështje që mund të ndahet me publikun.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH