Aktualitet

Salianji: Legjimiteti nuk vjen nga selia, u gjendëm në një situatë me gaz

Shkruar nga Liberale
Salianji: Legjimiteti nuk vjen nga selia, u gjendëm në një

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një prononcim për “News24” në ambientet e jashtme të selisë blu ka dënuar ashpër dhunën e përdorur ditën e sotme nga protestuesit. Për gazetarin Osman Stafa ai u shpreh se kjo është një çmenduri që duhet të marrë fund.

Ai u shpreh se ish-kryeministri Berisha ka negociuar me kundërshtarët e rij më të ashpër dhe është për të ardhur keq që nuk negocion me ata që kanë kontribuar për të.

"S’ka asnjë situatë të vështirë. Mund edhe të hapej godina pasi legjitimiteti nuk vjen nga selia. U gjendëm në një situatë me gaz.

Është një çmenduri e cila duhet të marrë fund. Cilido që rrezikon jetët e qytetarëve duhet të marrë ndëshkimin e merituar. Ky njeri ka negociuar me të gjithë kundërshtarët e tij më të ashpër dhe nuk negocion me ata që kanë kontribuar për të.

Duhet t’i thërrasin arsyes dhe çdo gjë të vendoset nëpërmjet votës. Nuk mund të të shfrytëzohet dëshpërimi i humbjes së 25 prillit për të shkuar në përplasje. Asnjë gjë nuk merret me dhunë”- përfundoi Salianji.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH